“AS” për Ramen Çepele / Gabimi i Interit, për të cilin mund pendohet 20 vite: Ai është Bonucci i ri, qendërmbrojtësi i së ardhmes

17 Shkurt 2021
11:47
Alfred Lleshi
back button

Prestigjiozja spanjolle “AS’ i ka kushtuar një shkrim plot vlerësim 17-vjeçarit të kombëtares sonë kuqezi, Ramen Cepele, një zbulim befasues i trajnerit Edy reja, që ia mori Italisë dhe e solli të përfaqësojë rrënjët e veta.

“Në një treg ndërkombëtar, që gjithnjë e më shumë ka mungesë të qendërmbrojtësve të mirë, lëre më qendërmbrojtës të majtë, nuk shpjegohet se si Interi e ka lënë Ramen Cepele të largohet vetëm 17 vjeç. Ai vendosi të mos rinovojë me zikaltrit, nuk pranoi ofertat e të mëdhenjve të tjerë nga Italia për të nënshkruar me Hannoverin gjerman.

Pavarësisht se ka lindur në Itali dhe ka luajtur me axurrët në të gjitha kategoritë e ulëta, Ramen ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, me siguri i tërhequr nga mundësia, e bërë tashmë reale, e debutimit me ekipin e të rriturve të “shqiponjave”. Ai luajti ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare kundër Kosovës në një nivel të lartë. Ramen është një qendërmbrojtës 1.90 i gjatë, ka pozicionim dhe inteligjencë të shkëlqyeshme. Aai di të gjuajë dhe goditjet e dënimit”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit