As te Chelsea dhe as te Real Madrid, portieri që fitoi Champions do të shkojë te Bournemouth

27 Gusht 2024
13:45
Telesport
back button

Portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga, që sezonin e kaluar luajti i huazuar te Real Madrid, do të transferohet orët në vijim tek ekipi i Bournemouth. Lojtari është në pronësi të Chelsea, ku erdhi më 1 korrik, pasi u mbyll huazimi.

Sipas “Sky Sports”, portieri 29-vjeçar aktualisht është duke kryer vizitat mjekësore dhe do të shkojë te Bournemouth në formë huazimi. Bëhet fjalë për një huazim pa asnjë opsion ose detyrim për ta blerë në fund të sezonit.

Besohet gjithashtu se portieri ka nënshkruar një marrëveshje të zgjatur me Chelsea, me kushte të reduktuara, përpara se të binte dakord për huazimin. Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, ka pranuar transferimin pas e njeh mirë portierin.

Nëntë vite më parë, ata kanë luajtur së bashku me ekipin e Athletic Bilbao. Vjet, Kepa fitoi Champions League me “los blancos” dhe disa herë u përfol se mund të huazohej sërish te spanjollët, por gjithçka ka qenë e pabazë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit