Asani paska idhull yllin e Juventusit, tregon pse zgjodhi numrin 21

9 Janar 2020
11:43
Alfred Lleshi
back button

Jasir Asani e nisi dje zyrtarisht eksperiencën e re në karrierën si futbollist profesionist. Pasi shkëlqeu te Partizani, u shpall edhe kampion i Shqipërisë, djaloshi i talentuar nga Shkupi vendosi të kalojë te AIK i Stokholmit. Ai u prezantua dje zyrtarisht, teksa në fanellë do të mbajë numrin 21. Për 6 muaj do të luajë i huazuar te skuadra suedeze, pastaj, në varësi të paraqitjes, ka opsionin e nënshkrimit përfundimtar me klubin e ri, për 2 vite. Duke folur për “infoSport.mk”, idhulli i tifozëve të kuq deri dje ka zbuluar edhe domethënien e numrit të ri, që do të mbajë tek AIK, për herë të parë në karrierë:

“Këtu më kanë pritur shumë mirë. Jam mjaft i lumtur që kam firmos me AIK. Dua ta ndihmoj këtë skuadër në arritjen e objektivave, që pa dyshim është titulli kampion. Të luash me AIK është kënaqësi e madhe dhe për këtë jam vërtetë shumë i lumtur. Përse zgjodha fanellën më numrin 21? Më pëlqen ky numër, por duhet pranuar se e kam zgjedhur edhe për shkak të Paolo Dybala. Argjentinasi i Juventusit më pëlqen shumë si futbollist, për nga mënyra si luan dhe karakteri që ka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit