“Asgjë s’do të kishte qenë e mundur pa të”, Guardiola: Por unë pres më shumë nga ai

17 Janar 2022
15:19
Denis Hakanaj
back button

Manchester City vazhdon të fitojë dhe Kevin de Bruyne të shkëlqejë.

Megjithatë, Pep Guardiola-s nuk i mjafton:

“E njoh prej gjashtë sezonesh”, ka thënë trajneri spanjoll në konferencë për shtyp.

“Kur kam ardhur ishte këtu dhe kemi filluar të fitojmë bashkë, në momentet e vështira kemi vuajtur bashkë. Asgjë nuk do të kishte qenë e mundur pa të.

“Në këtë fazë të parë të sezonit ka patur probleme për arsye të ndryshme; një pjesë e punës së trajnerit është të kërkojë më shumë dhe besoj se mund të bëjë më mirë, pres më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit