Ashley Young debuton si Bob Marley tek Interi: Gjithçka do të jetë mirë… (video)

23 Janar 2020
14:57
Alfred Lleshi
back button

Ashley Young po e përgatiti debutimin e tij tek Interi në harmoni me shokët e rinj të skuadrës. Pasi u bashkua me zikaltrit italianë për 1.5 milionë stërlina javën e kaluar, mbrojtësi mori pjesë në një darkë të përbashkët të skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte. Ish-ylli Pal i Manchester United, Romelu Lukaku, me të cilin ribashkohet tashmë edhe Young, e filmoi anglezin kur po këndonte këngën debutuese, një rit që ndodh kudo në futboll, në raste ardhje lojtarësh të rinj. Një foto nga darka e postoi belgu në Instagram.

Me një bluzë veshur, ku stampohet “Run DMC”, 34-vjeçari i hipur në karrige prezantoi “letrat kredenciale” muzikore tek Interi, me hitin e Bob Marley, “Everything’s Gonna Be Alright”. Pra, ish-futbollisti i “Djajve të Kuq” parashikon se “gjithçka do të jetë mirë” në Milano, në kampin zikaltër. Disa nga yjet e Interit morën pjesë në këtë ushtrim muzikor, duke përfshirë Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez.

Në fakt, Lukaku, përmes fotos që publikoi, dekonspiroi edhe prurjen tjetër të merkatos së dimrit, Victor Moses, sepse edhe ish-lojtari i Chelsea shfaqet në tryezën e kësaj darke të përbashkët. Cagliari udhëton në Milano të dielën, në ditën kur mund të debutojë edhe Young me fanellën e Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit