“Asist që i dhashë Kane ishte një nga momentet më të bukura të karrierës sime”

4 Korrik 2024
8:43
Telesport
back button

Anglia fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Sllovakisë në 1/8-at e Euro 2024. Një fitore që erdhi pas shumë mund. Golin e prmbysjes e realizoi në kohën shtesë sulmuesi Harry Kane, që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim me kokë nga ana e Ivan Toney.

Ky i fundit kishte hyrë në fushë pak minuta para se të përfundonte koha e rregullt. “Ndoshta ai asist është një nga një nga ndjenjat, momentet më të mira të karrierës sime”, tha Toney sot për mediat britanike.

Më tej, sulmuesi i Brentford në Premier Leagur vijoi: “Goli i Bellingham? Të gjithë menduan se ishim të vdekur dhe të eliminuar, por ne e dinim se do të kishte një shans për dikë dhe kjo erdhi te Jude Bellingham. Ai bëri diçka që vetëm ai di ta bëjë, e vendosi topin në rrjetë”.

Duke folur për aktivizimin e tij në fund të ndeshjes, Ivan Toney tha: “Isha i mërzitur, por kishte ende 30 minuta futboll për të luajtur dhe duhej të dilnim nga ajo gjendje shpirtërore dhe të gjenim përqendrimin e duhur. Gjithsesicili duhet të bëjë pjesën e tij dhe unë ia dola ta bëja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit