“Askush nuk arritur ta driblojë në stërvitje, është fantastik!”

9 Dhjetor 2019
18:57
back button

Manchester United mori një fitore befasuese në derbin ndaj Manchester Cityt, duke shfaqur një lojë fantastike, sidomos në mbrojtje, ku njëri ndër më të dalluarit ishte padyshim Wan-Bissaka.

Mbrojtësi ndali një ndër lojtarët më të mirë të Premier League, Raheem Sterling, duke konfirmuar aftësite e tij perfekte në mbrojtje. Në lidhje me paraqitjen e Wan-Bassakas, së fundmi ka folur edhe një legjendë e United, siç është Darren Fletcher.

Skocezi është shprehur për mediat se mbrojtësi anglez ka aftësi fantastike, thjesht duhet të përmirësohet me topin. Gjithashtu, Fletcher ka zbuluar se lojtarët e United i kanë thënë që Wan-Bissaka nuk është dribluar asnjëherë në stërvitje.

“Është fantastike ta shohësh duke mbrojtur, por duhet të përmirësohet me topin. Fola me disa lojtarë të Manchester United dhe më thanë që asnjë lojtar nuk ka arritur ta driblojë në stërvitje. Është një mbrojtës i mrekullueshëm. Nëse përmirësohet teknikisht, do ta çojë lojën e tij në një nivel tjetër”, përfundon Fletcher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit