“Askush nuk do të donte të arbitronte Clasico-n”, ish-arbitri spanjoll: Nuk e harroj kurrë atë aksion të Ramos (Video)

21 Tetor 2021
16:15
Denis Hakanaj
back button

Sot, Eduardo Iturralde Gonzalez e ka futur në sirtar bilbilin, por nuk harron atë që ka bërë gjatë karrierës së tij të përbërë nga shumë ndeshje dhe ndonjë Clasico. Dhe i ka befasuar të gjithë me deklaratat e tij…

“E dini çfarë thonim në fundjavën e Clasico-s? Se do të ishte më mirë të drejtoje çdo ndeshje tjetër”, ka thënë Gonzalez për ESPN.

“Çdo gjë që do të kishe bërë në atë fundjavë në një fushë të ndryshme nga Santiago Bernabeu dhe Camp Nou, do të kishte kaluar pa u vënë re”.

Eduardo Iturralde Gonzalez nuk i ka harruar tensionet e atyre sfidave:

“Nëse zgjidheshe për Clasico-n, vëmendja e medias intensifikohej dhe presioni ishte i pabesueshëm. Të telefonojnë të gjithë nga çdo anë e botës. ‘Përshëndetje, jemi gazeta studentore e Universitetit të Meksikës’… Kështu ndodh vërtetë, të kërkojnë të gjithë. Unë jam përgjigjur ndonjëherë”.

Jo saktësisht gjëja më e mirë e mundshme për një arbitër…

Eduardo Iturralde Gonzalez ka qenë arbitri më i mirë i Spanjës për më shumë se një dekadë, duke kaluar 17 vite në majë. Në karrierën e tij ka arbitruar Clasico-n në 1999, 2005 dhe 2010: në të tre rastet kanë qenë vuajtje për Real Madrid dhe gëzime për Barcelona-n.

Askush nuk e ka harruar rezultatin e 2010-ës dhe atë 5-0 të arritur nga lojtarët e Pep Guardiola-s kundër atyre të Jose Mourinho-s që kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Sergio Ramos.

Eduardo Iturralde Gonzalez nuk e ka harruar kurrë atë aksion:

“E dija se do ta merrte. E kam parë të vraponte drejt Messi-t dhe kam menduar se do ta godiste. Është e rëndësishme të njohësh lojtarët, sistemet dhe lëvizjet. Për të arbitruar nuk mjafton të njohësh vetëm rregullat, duhet të njohësh lojën. Nëse nuk do të kisha ditur ta nuhatja aksionin, nuk do të kisha patur një pozicion të mirë për ta parë”.

Atë natë në Camp Nou ka patur edhe një sherr mes lojtarëve:

“Sergio Ramos ka sfiduar Carles Puyol, ishte Xavi, janë afruar dy portierët. Kam provuar të futem në mes, por ka qenë e pamundur. I vetmi që ka qëndruar i veçuar ka qenë Andres Iniesta”.

Dhe Casillas, duke parë rezultatin, i ka kërkuar një nder: “Itu, të lutem, mos e arbitro më Clasico-n”.

Ku i dihet nëse Saint Iker e dinte se edhe arbitri do të kishte qenë i lumtur të mos e arbitronte…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit