Askush nuk e do, Atletico Madrid i tregon derën Alvaro Moratës

7 Gusht 2022
17:53
Telesport

Atletico Madrid nuk do të pranojë ofertat e huazimit për Alvaro Morata këtë merkato, sipas raportimeve nga Italia. Drejtuesit do të jetë i gatshëm ta shesin sulmuesin spanjoll pas dy sezonesh në huazim te Juventusi, aty ku shënoi 12 gola në 48 ndeshje.

Skuadra spanjolle thuhet se po pret për oferta prej rreth 29.5 milionë £ (35 milionë euro), pasi ata kërkojnë të rikuperojnë disa nga 31.5 milionë sterlinat që i paguan Chelsea për shërbimet e tij në vitin 2020.

Morata ka luajtur për katër nga skuadrat më të mëdha të futbollit evropian: Real Madrid, Chelsea, Atletico dhe Juve, por kurrë nuk ka arritur të shkëlqejë.

Dhe ky reputacion i tij, duket se do të vazhdojë, pasi Simeone kërkon ta largojë atë këtë verë përgjithmonë, pas dy sezoneve të tij në Torino si i huazuar.

Ai besohet të jetë një nga objektivat kryesore të Massimiliano Allegrit për të forcuar sulmin dhe lojtari është i prirur të kthehet te “Zonja e Vjetër”, sipas gazetës italiane Tuttomercato.

Ndërsa në rrethana normale, Simeone mund të lejojë që Morata të largohet edhe një herë si huazim, rregullat e rrepta ekonomike të La Liga diktojnë që një marrëveshje huazimi do të vazhdojë të ndikojë në financat e Atleticos, një situatë të cilën klubi spanjoll dëshiron ta shmangë.

Marrëveshja aktuale e Moratas me Colchoneros zgjat deri në vitin 2024, dhe me Kupën e Botës në Katar që po afron, ai po kërkon të çimentojë vendin e tij në ekipet kombëtaren spanjolle, duke luajtur rregullisht për klube…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit