Një tjetër refuzim për Bayern Munich. Dhe tani jemi në shtashtë.
Sipas Bild, Roger Schmidt u kontaktua nga klubi bavarez, por ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar te Benfica. Ish-lojtari i Bayer Leverkusen refuzoi ofertën e ish-kampionëve gjermanë.
Pra, jemi në shtatë refuzime. Gazeta gjermane rendit të gjitha zgjidhjet e eksploruara nga Bayern Munich: Xabi Alonso, Julian Nagelsmann, Ralf Rangnick, Oliver Glasner, Thomas Tuchel (refuzoi propozimin e Bayern për të qëndruar edhe një vit), Roberto De Zerbi dhe tani Schmidt.
Asnjëra nga këto emra nuk ishte i duhuri. Do të duhet një tjetër: në ditët në vijim Bayern Munich do të vihet në lëvizje për një tjetër profil.
Para disa javësh, vetë Roger Schmidt ishte shumë i qartë për të ardhmen, duke thënë në një konferencë për shtyp se donte të qëndronte te Benfica:
“Mund të përdorni deklaratat e mia nga konferenca e fundit për shtyp ose ajo e dy javëve më parë, nga muaji i kaluar ose kur kam nënshkruar kontratën e re.
“Për mua është e qartë që do të qëndroj në Benfica deri në vitin 2026, kjo është ajo që dua. Kjo është arsyeja pse unë kam nënshkruar”.