Florentino Perez nuk është ende i bindur me skuadrën e Real Madridit. Presidenti i klubit mendon se largimi i Toni Kroos ka lënë një boshllëk të madh në 11-shin titullar të ekipit.
Merkatoja e janarit vjen shpejt, kështu që planet për sigurimin e një mesfushori cilësor kanë filluar që tani. Lojtari i piketuar nga Perez është Bruno Guimaraes.
Prej dy sezonesh tashmë, braziliani është pjesë e Newcastle në Premier League, ku ka shkëlqyer me qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e tij në mesin e fushës. Ai duket sikur vallëzon në fushë.
Kampionët e Evropës kanë nisur nga puna për blerjen e mesfushorit, i cili kushton rreth 100 mln euro. Problemi i Perezit është se Newcastle është klub i pasur dhe nuk ka asnjë arsye në botë për të hequr dorë nga një lojtar titullar.
Për Guimares ka shfaqur interes edhe Manchester City, por nuk pritet që “Citizens” të rivalizojnë me Real Madridin, sepse braziliani njihet si fans i skuadrës madrilene. Ai preferon të luajë në Spanjë dhe jo të qëndrojë brenda Anglisë.