“Askush nuk mendoi se mund të ishim favoritë, kemi besim të plotë edhe pse luajmë kundër Gjermanisë”

3 Korrik 2024
9:33
Telesport
back button

Spanja është gati të përballet me Gjermaninë vendase në çerekfinalen e Euro 2024 që do të zhvillohet ditën e premte. Këtë e garantoi sulmuesi i saj Niko Williams, i cili në një deklaratë për mediat spanjolle u shpreh se janë gati për këtë sfidë.

Tre javë më parë askush nuk mendonte se ne do të ishim favorit në Kampionatin Europian, por tani të gjithë e thonë këtë. Ne qëndruam të qetë, me vetëbesim të madh dhe duke e ditur se mund të garojmë me këdo”, tha Williams.

Ne i kemi fituar të gjitha ndeshjet dhe jemi të qetë. Po përpiqemi të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, Gjermania është një ekip i madh edhe në nivel individual, ata kanë lojtarë që bëjnë diferencën”, tha më tej sulmuesi spanjoll.

Shumë nga futboillistët gjermanë kanë pasur një sezon të shkëlqyer, por ne kemi besim të plotë. Ne jemi të gjithë të bashkuar, nuk ka ndarje brenda ekipit, ne të gjithë ndihemi të rëndësishëm dhe gati për këtë sfidë”, tha Niko Williams.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit