Pas 9 golave të shënuar në dy ndeshjet e shkuara, duke mos pësuar asnjë, Bayern Munich vazhdon të prodhojë gola dhe lojë dhe të fitojë. E ka bërë sot në kampionat ndaj Union Berlin duke i mposhtur me rezultatin bindës 3-0 në kuadër të javës së nëntë në Bundesliga.
Pas vetëm 15 minutash lojë, Harry Kane kaloi Bavarezët në epërsi me një gol nga penalltia. Në minutën e 43-të, sulmuesi anglez asistoi te Kingsley Coman, për rezultatin 2-0.
Kane ishte sërish në listën e golashënuesve, kur realizoi për 3-0, ndërsa Coman ia ktheu asistin. Ish-ylli i Tottenhamit po vazhdon me shkëlqimin e tij në Bundesliga, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime deri tani.
Në anën tjetër, Bayern Munichu vazhdon si lider me 20 pikë. Në javën e dhjetë, ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany do të luajë kundër St.Pauli.
Bayern ka mbajtur tre here porten e paprekur radhazi në Bundesligë për herë të parë që nga maji i vitit 2020. Ekipi i Kompany ka fituar ndeshjen e trete radhazi ne Bundesliga duke shenuar 12 gola. Bayern është skuadra e parë në 5 ligat më të mira europiane që arrin +50 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Ne sfidat e tjera te drekes, bie ne sy fitorja tenistike e Frankfurt ndaj Bochum me rezultatin 7-2. Hugo Ekitike e nisi ndeshjen me gol qe ne minuten e 9′, vazhdoi Omar Marmoush ne te 18′ dhe dy minuta me pas Knauf. Pokeri u siglua nga Brown. Miqte shenuan me pas me De Wit dhe Hoffman por Mahmoud Dahoud, Can Uzun dhe serish Ekitike mbyllen llogarite. Wolfsburg barazoi 1-1 ndaj Augsburg dhe Hoffenhaim u mund 0-2 nga St Pauli. Fitore per Holstein Kiel 1-0 ndaj Heindenheim.