Askush si Sevilla në La Liga, Lopetegui paralajmëron “Papu” Gomez (VIDEO)

28 Janar 2021
16:42
Denis Hakanaj
back button

Sevilla ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit pas fitores 3-0 të marrë kundër Valencia-s. Në rastin e golit të dytë të shënuar nga Luuk de Jong, skuadra e re e Papu Gomez ka shplaosur të gjithë talentin e saj.

Në fakt, goli i sulmuesit ka ardhur pas plot 37 pasimesh radhazi, me të gjithë lojtarët e Sevilla-s që e kanë prekur topin.

Bëhet fjalë për një rekord absolut në La Liga. Asnjë klub iberik, mes kampionatit dhe kompeticioneve të tjera zyrtare, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Me pak fjalë, ish-sylli i Atalanta-s nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë një vend në formacionin titullar të andaluzëve, siç ka konfirmuar edhe trajneri Lopetegui.

Trajneri ka thënë pas ndeshjes: “Gomez mund të na ndihmojë shumë. E kemi marrë sepse është një lojtar që na pëlqen, por nuk e ka vendin e sigurt. Kjo është një skuadër që po punon mirë, me lojtarë që po luajnë mirë dhe që nuk do t’ia bëjnë jetën më të lehtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit