“Askush s’mendon për ne”, Andre Silva: Po arrijmë limitin

20 Maj 2022
12:40
Denis Hakanaj

Leipzig-u i tij do të luajë të shtunën në mbrëmje finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Freiburg-ut dhe për Andre Silva-n mund të jetë rasti për të fituar atë që do të ishte trofeu i tij i parë me një klub.

Sulmuesi, me një të kaluar në Itali me fanellën e Milan-it, ka folur për Sport Bild, duke nënvizuar formën e tij dhe duke theksuar se sistemi i futbolli po i çon të gjithë futbollistët në limite fizike dhe mendore për shkak të ndeshjeve të shumta që luhen gjatë sezonit.

Për finalen: “Çfarë provohet? Është një ndeshje e rëndësishme, tensioni ndihet që tani. Nga ana tjetër, kemi siguruar kualifikimin në Champions dhe kemi bërë shumë mirë në pjesën e dytë të sezonit”, ka thënë Andre Silva.

“Ajo e së shtunës do të jetë ndeshja e 52-të e sezonit? Fizikisht ndihem mirë, jam shumë i kujdesshëm dhe i përgatitur. Mendërisht është ndryshe, për mua ishte gjithçka e re te Leipzig.

“Përpiqem gjithmonë të kem një ditë gjatë së cilës nuk mendoj për futboll, por numri i ndeshjeve është i lartë dhe në një pikë të caktuar arrihet një limit”, ka thënë sulmuesi portugez.

“Besoj se në këtë botë ka shumë interesa dhe duket se do të ketë gjithmonë më shumë ndeshje nga tani e në vazhdim (për shkak të reformës së Champions League dhe Nations League). Përshtypja është se mendohet shumë pak për lojtarët”.

Në fund, në lidhje me mundësinë për të fituar kupën: “Do të ishte fantastike dhe mendoj për këtë, është e natyrshme. Jemi shumë afër dhe do të ishte shumë e bukur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit