Askush s’vjen te Napoli, Ancelotti bën menaxherin dhe telefonon sulmuesin për ta bindur

19 Gusht 2019
20:57
Telesport
back button

Rikthimi në Serinë A i sulmuesit spanjoll Fernando Llorente duket i sigurt (lojtari ka luajtur dy sezone me Juven). Roma dhe Napoli janë interesuar për sulmuesin 34-vjeçar, as pasi përfundoi kontratën me Tottenham është një lojtar i lirë dhe do të transferohet kudo me parametrin zero.

Gjithsesi, orët e fundit duket se në “pole” për të marrë sulmuesin është skuadra e Napolit. Sipas “Sportitalia”, ka qenë vetë trajneri Carlo Ancelotti ai që ka biseduar me Llorente, për ta bindur për t’u transferuar te skuadra napoletane.

Trajneri italian kërkon me çdo kusht një sulmues te Napoli ndaj dhe ka “zbritur vetë në fushë” për të mbyllur marrëveshjen, duke telefonuar e biseduar me Llorente. Kjo bisedë pritet ta mbyllë prfundimisht këtë telenovelë dhe lojtari të firmosë me Napolin.

Sulmuesi Fernando Llorente

Lajme të tjera

Lajmet e fundit