Asllani kërkon minuta edhe tek Inter: Gati të zëvendësoj Calhanoglu, jam 22 vjeç por ndihem i rritur

20 Nëntor 2024
11:25
Telesport
back button

Edhe pse tek Inter nuk po gjen shumë hapësira mesfushori Kristjan Asllani është një titullar i padiskutueshëm në kombëtaren kuqezi. Ai luajtur 180 minuta në dy ndeshjet e fundit të Nations League, gjë që është pozitive për këmbët dhe moralin e mesfushori shqiptar.

Kjo mund t’i japë atij detyrën e “regjisë” edhe te mesfusha e Inter, tani që mesfushori turk Hakan Calhanoglu është i dëmtuar. “Siç kam thënë gjithmonë, përpiqem të punoj shumë çdo ditë. Çfarë vjen, vjen”, tha Asllani.

A ndihem gati për të luajtur? E ​​kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur. Do të shfrytëzoj gjithçka që më jepet, edhe 20 minuta. Përpiqem të përfitoj sa më shumë. Në fund të fundit jam vetëm 22 vjeç”, shtoi mesfushori i Inter.

Jam i lumtur që luajta në kombëtare sepse në këtë muaj të fundit nuk isha pothuajse kurrë në dispozicion për shkak të dëmtimit të gjurit. Mendova se nuk do të luaja të parën nga dy ndeshjet me kombëtaren, por luajta në të dyja për 90 minuta”, shtoi Asllani.

Udhëtimi i Inter në Serie A rinis të shtunën, në Verona: “Kampionati apo Champions League? Objektivi i Inter është të sjellë trofe në shtëpi, duhet të fitojmë. Ne duam të fitojmë sërish titullin por edhe të jemi protagonistë në Champions”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit