Asllani për mediat italiane: Nuk do të jetë ndeshje normale për mua, ja si na ka ndryshuar Sylvinho

14 Qershor 2024
9:49
Alfred Lleshi
back button

Krtistjan Asllani, shqiptar me origjinë, por i lindur në Itali, ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, në të cilën është fokusuar te përballja e së shtunës mbrëma, mes Shqipërisë së tij dhe axurrëve të Spallettit në Dortmund. Kjo do të jetë ndeshja debutuese në finalet e “Euro 2024” për të dyja kombëtaret. Për Asllanin, i cili mbërriti në Buti të provincës së Pizës kur ishte dy vjeç, mbrëmja e nesërme do të jetë mjaft emocionuese. Itali-Shqipëri nuk mund të jetë një ndeshje normale.

A është vërtet kështu?
Do të thosha një gënjeshtër nëse do të pranoja të kundërtën. Nesër mbrëma do të luaj kundër shumë shokëve të skuadrës së Interit. Mëkat që ramë në një grup të tillë shumë të vështirë, por ne duam të bëjmë mirë dhe të hapim një cikël për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Në kombëtaren shqiptare ka një përzierje të bukur të veteranëve dhe të rinjve.

A do të ndahet zemra më dysh?
Sigurisht që do të jetë një ndeshje e mirë dhe mezi pres ta luaj.

Kur të ktheheni në shtëpi, a mund të bëni një jetë fshati apo është më e ndërlikuar?
Unë nuk kam ndryshuar, kur mundem shkoj dhe e vizitoj fashtin ku jam rritur në Itali. Shikoj edhe ndeshjet e futbollit atje, midis shtatë zonave tona. Jam shumë i lidhur me Buti, kam shumë miq atje, nga 15 deri në 70 vjeç.

A ka të drejtë Italia të shqetësohet për këtë Shqipëri të shfrenuar?

Trajneri Sylvinho ka sjellë entuziazëm, përcjell besim te ne, dëshirë për t’u rritur. Grupi me të ka ndryshuar, edhe rezultatet kanë ardhur. Nuk e di nëse Italia duhet të shqetësohet, por ne do të japim maksimumin për tifozët tanë, që do të jenë të shumtë.

Ndërkohë, për “Sky Sport”, përpara debutimit të tij në Kampionatin Evropian kundër Italisë, Asllani do të nënvizonte: “Jam i lumtur që do të luaj kundër Italisë, do të jetë një ndeshje speciale për mua unë. Frattesi? Le të shpresojmë që të mos shënojë kundër nesh të shtunën në mbrëmje, i di mirë mirë cilësitë e tij”.

Pamë videon ku festove për shpëtimin e Empolit. Kjo do të thotë se tani ndihesh italian dhe ende i lidhur me axurrët: “E bëra me zemër. Gjithçka ia kam borxh Empolit, shkova atje kur isha 6 vjeç dhe jam i lumtur që i kujtoj ato vite. Unë jam ende shumë i lidhur me atë klub, ndihem i lumtur që mbijetuan në Serie A”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit