Asnjë afrim në merkato për Liverpool, trajneri Slot: E vështirë të gjesh lojtarë më të mirë se ata që kemi

26 Korrik 2024
9:39
Telesport
back button

Liverpool nuk ka bërë ende ndonjë nënshkrim të madh në tregun e transferimeve këtë verë. Gjithsesi, trajneri i ri i “reds” Arne Slot, që zëvendëson Jurgen Klopp, nuk është i shqetësuar për situatën e krijuar. Ai beson se do të ishte një “surprizë” nëse lojtarët e rinj nuk shihen në “Anfield” para se të përfundojë afati i transferimit, më 30 gusht.

Nëse trashëgon një ekip që është vërtet i mirë, nuk është aq e lehtë të gjesh lojtarë që janë edhe më të lartë. Veçanërisht sepse ata duhet të jenë gjithashtu të disponueshëm. Richard Hughes më shumë se unë po punon shumë për këtë. Ai më mban të përditësuar për çdo gjë që ndodh në merkato”, u shpreh Arne Slot.

Nëse ka ndonjë lajm për këtë, ne do ta bëjmë publike për tifozët. Ne tashmë kemi një ekip të mirë, por do të ishte një surprizë për të gjithë ne nëse nuk sjellim asnjë lojtar. Kjo ndoshta do të ndodhë në fund. Për momentin, thjesht presim që lojtarët të kthehen nga kombëtaret dhe të duhurit të nënshkruajnë”, tha më tej Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit