“Asnjë futbollist s’më befason”, Pjanic: Më pëlqen të shikoj vetëm njërin

28 Dhjetor 2024
12:17
Telesport
back button

Miralem Pjanic, ish-mesfushor i Barcelona-s mes 2020-ës dhe 2022-shit, ka qenë në rolin e prezantuesit në eventin Globe Soccer Gala të zhvilluar në Dubai.

34-vjeçari boshnjak, që tani luan te CSKA e Moskës, ka marrë pjesë me djalin e tij me ftesë, edhe pse nuk ka tërhequr asnjë çmim.

Në një intervistë të dhënë për Sky Sport, ai i ka thurur elozhe Lamine Yamal kur është pyetur se cilët janë yjet e rinj të futbollit modern.

“Si futbollist nuk besoj se jam i befasuar nga asnjë lojtar. Më pëlqen të shikoj Lamine Yamal kur ka topin. Më kanë folur për të që kur isha te Barcelona.

“Më thonin se ishte një yll i ardhshëm i futbollit dhe kishin të drejtë. Duhet ta mbrojmë sepse ka një talent të jashtëzakonshëm”, ka thënë Pjanic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit