Asnjë gol, zëvendësime, simulime… EuroLeao është një dështim

23 Qershor 2024
14:50
Denis Hakanaj
back button

Eurodështim për Leao.

Sulmuesi portugez i Milanit, i cili para fillimit të turneut ishte ndër yjet më të pritur, deri më tani ka qenë ndoshta zhgënjimi më i madh i Euro 2024.

Në dy ndeshje, të dyja si titullar, Rafa nuk bëri asgjë të mirë, kundër Çekisë, përmbysja e Portugalisë erdhi kur Leao kishte kohë që ishte jashtë fushës, i zëvendësuar nga trajneri Martinez pas një simulimi në zonë të ekspozuar nga arbitri Guida, i cili e ndëshkoi me karton.

Pak a shumë e njëjta skenë që u përsërit edhe në ndeshjen me Turqinë, një tjetër karton i verdhë që do ta bëjë të humbasë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Gjeorgjisë dhe që çoi në zëvendësimin e tij në fund të pjesës së parë me Pedro Neto.

Me pak fjalë, Kampionati Europian i Leaos sigurisht që nuk nisi siç pritej dhe deri më tani lojtari i Milanit ka qenë e vetmja notë jo e mirë në një skuadër që ka siguruar tashmë kalimin për në 1/8-at para fazës së grupeve.

Një skuadër ku po shkëlqen ylli 39-vjeçar Cristiano Ronaldo, dëshira e të cilit duhet të merret si shembull nga Rafa.

Për Martinez, Leao është një pikë fikse, por trajneri tani kërkon më shumë. Në ndeshjen debutuese lojtari i Milanit realizoi vetëm një driblim, humbi 11 topa dhe humbi 5 pasime, në ndeshjen e dytë u ul në stol pas një pjese loje dhe në të tretën nuk do të luajë: shifra që e dënojnë. Ashtu si në shumë mbrëmje me Milanin, Rafa dështoi edhe në kombëtare duke e braktisur piskologjikisht ndeshjen.

ARABIA NË SFOND

Dhe duke folur për Milanin, kuqezinjtë tani po pyesin veten. Për lojtarin ka interes nga Arabia Saudite, siç konfirmon edhe portugezja Record, dhe prej një muaji një ndërmjetës i besuar i babait Antonio ka folur veçanërisht me Al Hilal për të kuptuar nëse interesimi është konkret.

Milan, i cili me rinovimin e firmosur në vitin 2023 ka futur një klauzolë prej 175 milionë në kontratën e sulmuesit, nuk ka marrë asnjë ofertë për momentin, por logjika dikton që klubi kuqezi nuk do të pranojë oferta dyshifrore.

 

Megjithatë, përballë një oferte prej rreth 100 milionë, do të lindte dilema: ta shesë apo të mbajë?

 

Përveç parave, një çështje tjetër është ajo e kohës së ofertës, sepse për momentin nuk ka oferta afatshkurtra dhe për këtë arsye propozimi, nëse do të arrijë ndonjëherë, mund të mbërrijë midis korrikut dhe gushtit dhe padyshim që do të ishte një problem sepse klubi do të kishte shumë pak kohë për të rindërtuar ekipin dhe pothuajse do të merrej vetëm me klube të gatshme për të kërkuar shuma të larta për sulmuesit e tyre të krahut.

 

Prandaj lamtumira e Leaos pas pesë vitesh te kuqezinjtë aktualisht duket e mundshme, por sigurisht edhe e vështirë dhe në këtë kuptim nuk duhet të harrohen fjalët e Ibrahimovic të thëna vetëm rreth dhjetë ditë më parë: “Maignan, Theo dhe gjithashtu Leao do të qëndrojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit