Darwin Nunez është dënuar me pesë ndeshje ndërkombëtare pasi u përfshi në një sherr me tifozët gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Kolumbisë.
Rodrigo Bentancur i Tottenham gjithashtu është dënuar me katër ndeshje, por asnjë pezullim nuk do të ndikojë në ndeshjet e tyre në nivel klubi.
Skenat e shëmtuara ndodhën pasi Uruguai i Nunez humbi 1-0 në gjysmëfinalen e Copa America.
Sulmuesi i Liverpool, Nunez u ngjit në shkallët e stadiumit në një përpjekje për të mbrojtur familjarët e tij.
Ai gjithashtu u përpoq të hidhte një ndenjëse të palosshme, por një roje sigurie ndërhyri për të siguruar që ai të mos godiste askënd.
Tre lojtarë të tjerë të Uruguait janë pezulluar me tre ndeshje, Mathias Olivera, Ronaldo Araujo dhe Jose Gimenez.
Nunez do të mungojë në miqësoren e ardhshme të Uruguait kundër Guatemalës, por edhe në katër ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Paraguait, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.