“Ata janë afruar shumë dhe do ta kemi të vështirë, të zhgënjyer nga tërheqja e Max”

25 Mars 2024
10:21
Telesport
back button

Gara e Australisë ishte një zhgënjim poër makinën Red Bull, që pas “pole” të ditës së shtunë me Max Verstappen synonte një fitore në Melburn. Gjithsesi, gara e së dielës solli probleme për makinën e holandezit, që u tërhoq pas 4 xhirosh.

Jo vetëm kaq, por gara australiane tregoi një Ferrari të shpejtë dhe konkurruese, aq sa Sergio Perez nuk mund të rivalizonte dot, duke u renditur i pesti. Christian Horner, shefi i Red Bull, shpjegoi: “Problemi i frenave të Max ishte padyshim shumë zhgënjyes”.

Që në fillim ai kishte ndjesinë e bllokimit, sikur të ishte ndezur frena e dorës. Për herë të parë ne nuk e kemi përfunduar garën në dy vjet. Është shumë zhgënjyese. Me Sergio kishim dëmtime në fund dhe për këtë arsye ai humbi mjaft ngarkesë në pjesën e poshtme të makinës”, tha Horner.

Më pas, ai pati vështirësi edhe me gomat, gjë që është krejt e pazakontë për ne. Kemi shumë për të mësuar nga kjo garë, por është zhgënjyese të kthehesh në shtëpi me një vend të pestë”, u shpreh Chris Horner.

Duke folur për Ferrari, ai tha: “Urime për Carlos, veçanërisht pas operacionit të tij të apendiksit. Ai kishte një garë shumë të fortë dhe ishte piloti dominues i Ferrari. Urime atij dhe Ferrarit. Rivalët janë afruar patjetër më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit