“Ata nuk do fitojnë kurrë, nuk largohem nga Real Madrid sepse…” Vinicius Jr nuk mban dot lotët nga konferenca e shtypit

25 Mars 2024
18:50
Telesport
back button

Emocion i madh për Vinicius Jr në konferencën për shtyp. Sulmuesi i Real Madridit, i cili mbërriti te grumbullimi i kombëtares braziliane për të paraqitur miqësoren e nesërme kundër Spanjës në Santiago Bernabéu, foli para gazetarëve dhe u pyet gjithashtu për episodet e shumta në të cilat ai ishte viktimë e racizmit në stadiumet spanjolle:

“Më vjen keq, unë thjesht dua të luaj futboll dhe të bëj më të mirën për klubin tim, si dhe për familjen time. Nuk do të doja kurrë të shihja njerezit me ngjyre të vuanin.

Megjithatë, kurrë nuk kam menduar të largohem nga Spanja, sepse do të ishte si t’u jap racistëve pikërisht atë që duan dhe te fitojne ata. Unë nuk do të largohem nga klubi më i mirë në botë.

Do të vazhdoj të jem i fortë sepse presidenti Florentino Pérez dhe Real Madrid më japin mbështetjen e tyre gjithmone dhe nuk me kane lene kurre vetem.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit