“Ata që luajtën shfrytëzuan mundësinë dhe treguan se Anglia ka shumë talente”

15 Nëntor 2024
9:49
Telesport
back button

Anglia u hakmorr mbrëmë ndaj Greqisë në Nations League, duke fituar 3-0 në Athinë pas humbjes 0-1 dy muaj më parë në Londër. Një ndeshje e dominuar nga kombëtarja e “3 luanëve”, që dha një sinjal pozitiv edhe pse me shumë mungesa.

Këto janë ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Lee Carsley, pasi nga 1 janari 2025 kombëtarja do të drejtohet nga Thomas Tuchel. Gjithsesi, Carsley ka mbetur i kënaqur nga reagimi dhe rezultati në Athinë.

Kjo fitore tregon se ne po ecim në drejtimin e duhur. Nuk do të rrëmbehemi shumë, pasi kemi edhe një ndeshje të rëndësishme në Wembley të dielën”, tha trajneri i kombëtares angleze, referuar sfidës me Irlandën.

Është e rëndësishme që lojtarët luajtën shumë mirë. Ne kemi shumë lojtarë me talent të jashtëzakonshëm. Lojtarët që luajtën shfrytëzuan mundësinë e tyre dhe treguan se sa vlejnë”, tha Carsley.

Anglia dhe Greqia kanë nga 12 pikë në krye të renditjes së grupit. Kombëtarja helene do të luajë ndaj Finlandës, ndërsa kombëtarja angleze do të luajë “derbin” me Irlandën në Londër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit