Atalanta-Arsenal, kapiteni Gjimshiti rikthehet në fushë! Londinezët kanë 4 mungesa kryesore

19 Shtator 2024
17:05
Telesport
back button

Berat Gjimshiti rikthehet në fushë pas dëmtimit. Ai sot do të ketë shansin për të luajtur në Champions League, ku personalisht ka arritur deri në çerekfinale me Atalantën.

Kapiteni i Shqipërisë pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotme me Arsenalin, pasi u kthye nga dëmtimi që e la jashtë kombëtares. Do ta presim me shumë emocion.

Në kampin londinez, nuk dihet nëse Bakayo Saka do të jetë në fushë pas dëmtimit që pësoi në derbin ndaj Tottenham në kampionatin anglez pak ditë më parë.

Një lajm i mirë për Arsenalin është se mbrojtësi Calafiori do të jetë në fushë, i kthyer nga dëmtimi. Të dëmtuar, ndërkohë, janë disa lojtarë me rëndësi, si Odegaard, Merino dhe Zinchenko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit