Atdheu e thërret, lojtari i Napolit duhet të kryejë shërbimin ushtarak!

28 Prill 2023
15:37
Telesport
back button

Futbollisti i Napolit, Kim Min-Jae do të duhet të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut. Mbrojtësi i Napolit do t’i përgjigjet thirrjes në qershor, kur sezoni futbollistik tashmë do të përfundojë dhe sigurisht pasi te kete festuar edhe titullin kampion, i pari pas 33 vitesh ne qytet!

Në vendin aziatik shërbimi ushtarak është ende i detyrueshëm, zgjat 21 muaj dhe askush nuk mund të shpëtojë, as sportistët më të njohur. Pikërisht për këtë, qendërmbrojtësi duhet të mungojë në dy ndeshjet e kombëtares së tij të planifikuar për në gjysmën e dytë të qershorit ndaj Perusë dhe El Salvadorit.

Megjithatë, Napoli mund të marrë frymë lehtësuese. Ashtu siç ndodhi me Son, fitorja e Lojërave Aziatike në 2018 do t’i lejojë mbrojtësit të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e shërbimit të tij ushtarak, i cili për ‘merita sportive’ do të shkojë nga 21 muaj kanonikë në vetëm 21 ditë.

Prandaj Luciano Spalletti do të duhet të bëjë pa Kim vetëm pas sezonit dhe vetëm për 3 javë… Sigurisht, asgje duke ditur se me mire tani se sa me vone. Te njejten gje ka bere edhe Son i Tottenham dhe shume emra te tjere…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit