Atletico spektakël ndaj Barcelonës. Çfarë gafe nga Joan Garcia, Griezmann nuk fal (video)

12 Shkurt 2026
21:14
Telesport
back button

Gjysmëfinalja e parë për Kupën e Mbretit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e cila po luhet në “Metropolitano” ka nisur direkt me gol. Vendasit e kanë nisur në mënyrë të shkëlqyer duke kryesuar 2-0 pas 14 minutave lojë.

Supersfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht nga Eric Garcia, portieri Joan Garcia u tregua i pavëmendshëm dhe topi kaloi finishin, pavarësisht përpjekjes së 25-vjeçarit për ta larguar nga rrjeta.

Në minutën e 14-të, aksion i shkëlqyer i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dyfishon shifrat pas asistit të Nahuel Molina. Një ndeshje fantastike nga “Colchoneros” deri tani.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit