Atletico “çalë-çalë”, tifozët të pakënaqur, reagon Simeone: Edhe unë do të vërshëlleja po të isha si ata

30 Gusht 2024
10:14
Telesport
back button

Atletico Madrid nuk e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në La Liga, me një fitore e dy barazime pas tri ndeshjeve të para. Kjo ka bërë që skuadra “colchoneros” dhe trajneri Diego Simeone të marrin disa kritika, sidomos pas barazimit pa gola ndaj Espanyol.

Një 0-0 që nuk i kënaqi tifozët e Atletico Madrid pas merkatos së bërë. “Ne mendojmë pozitivisht. Është normale që publiku të kritikojë, ata njerëz që vijnë në stadium janë fansa dhe është normale që të jenë të padurueshëm, të njëjtën gjë do bëja edhe unë”, tha më tej Simeone.

Trajneri argjentinas foli edhe për situatën e sulmuesit Julian Alvarez, i ardhur me shumë bujë nga Manchester City, por që deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol. “Ai luajti si sulmues për kombëtaren dhe për Manchester City pas Haaland”, tha Simeone.

Julian mund të jetë i dobishëm në çdo situatë. Ai, Griezman dhe Sorloth patën shanse për të shënuar, por ne nuk i shfrytëzuan dhe kjo na penalizoi në fitoren e ndeshjes dhe në rezultatet e deritanishme”, tha Diego Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit