Atletico-Chelsea: Simeone “shpik” një mbrojtës, Tuchel lë 80 milionëshin në stol

23 Shkurt 2021
20:20
Denis Hakanaj
back button

Janë publikuar formacionet zyrtare të Atletico Madrid dhe Chelsea, dy skuadra që do të përballen pas pak në Bukuresht për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League.

Diego Simeone ka vendosur të aktivizojë mesfushorin Marcos Llorente në krahun e majatë të mbrojtjes, ndërsa sulmi udhëhiqet nga dyshja Suarez-Felix.

Thomas Tuchel ka zgjedhur të lërë në stol Kai Havertz, i blerë 80 milionë euro verën e kaluar nga Leverkusen, dhe ia ka besuar sulmin veteranit Giroud, i mbështetur nga Ëerner dhe Mount.

Formacionet zyrtare

Atletico (4-4-2): Oblak; Llorente, Savic, Felipe, Hermoso; Correa, Koke, Saul, Lemar; Joao Felix, Suarez.

Chelsea (4-3-3): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso; Mount, Jorginho, Kovacic; Hudson-Odoi, Giroud, Werner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit