Atletico i shkakton Ten Hag humbjen e parë, Fred çmendet dhe “skuqet” (Pamjet)

30 Korrik 2022
16:35
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Manchester United, Fred , është ndëshkuar me karton të kuq në miqësoren e luksit kundër Atletico Madrid, për një gjest të dhunshëm ndaj Alvaro Morata-s.

Braziliani është dërguar para kohe në dhomat e zhveshjes në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në Oslo pasi ka goditur sulmuesin spanjoll teksa ai ishte i shtrirë në tokë.

Tifozët e United kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas kartonit të kuq të marrë nga 29-vjeçari, me njërin prej tyre që ka thënë: “Fred ishte lojtari ynë i ndeshjes. Por ndërhyrja ka qenë e pakuptimtë dhe i kuqi i merituar”.

Një tjetër ka thënë: “Me Fred dhe Maguire titullarë tek United, rezultatet nuk do të ndryshojnë”. Një tjetër ka shtuar: “Fred the red (Fred i kuqi)”.

Manchester United e humbi ndeshjen 1-0 ndaj Atletico Madrid, me golin që vendosi ndeshjen që është shënuar nga Joao Felix në minutën e 86-të.

Kjo ka qenë humbja e parë e pësuar nga Erik ten Hag si trajner i Djajve të Kuq. Prova e vërtetë do të jetë të dielën e ardhshme kur do të fillojë edhe sezoni i ri i Premier League.

GOLI I JOAO FELIX

Lajme të tjera

Lajmet e fundit