Atletico kalon me lehtësi Osasuna-n dhe parakalon Real-in (Video)

21 Maj 2023
18:17
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka mposhtur Osasuna-n 3-0 në javën e 35-të të kampionatit spanjoll dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes duke parakaluar Real Madrid-in, që do të zbresë pas pak në fushë kundër Valencia-s.

ATLETICO MADRID-OSASUNA 1-0 – VIDEO

Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Diego Simeone-s, me Colchoneros që kanë marrë fitoren e shtatë radhazi në ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër Osasuna-s.

ATLETICO MADRID-OSASUNA 2-0 – VIDEO

Sfida e luajtur në Madrid është zhbllokuar në minutën e 44-t të pjesës së parë. Ka qenë Carrasco që ka shënuar për vendasit pas një asisti të marrë nga Griezmann.

ATLETICO MADRID-OSASUNA 3-0 VIDEO

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, ka qenë Niguez i cili ka dyfishuar avantazhin e Colchoneros me një finalizim shumë të bukur pasi është futur në zonën e rreptësisë.

Tetë minuta para fundit të ndeshjes ka ardhur edhe goli i tretë dhe i fundit i sfidës i shënuar nga Correa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit