Atletico Madrid, gati 35 mln euro për mesfushorin e Milanit!

24 Prill 2019
11:26
Anton Cicani

Franck Kessie mund të largohet nga Milani në fund të sezonit. Sjellja e mesfushorit kuqezi kohët e fundit ka tejkaluar skajet e tolerancës dhe drejtuesit e "Djallit" mund të marrin një vendim drastik për ta shitur. 

Futbollisti i Bregut të Fildishtë, i cili ka kushtuar 28 mln euro bashkë me bonuse, veç grindjes me Lucas Biglia dhe gjestit me Bakayokon me fanellën e Acerbit, shpesh nuk ka ofruar në fushë atë që pritet.

Problemi është se kuqezinjtë nuk e dinë se çfarë do të bëjnë në fund të sezonit. Nëse kanë arritur zonën Champions, atëherë mund të mos largohet asnjë lojtar, ndryshe do të jetë revolucion dhe spastrim. Mes spastrimeve, edhe Kessie.

Dhe pikërisht në lidhje me ish-mesfushorin e Atalantas, sipas saj që shkruan "elgodigital.com", Atletico Madrid ka nisur të marrë informacionet. 

Spanjollët janë gati që të paguajnë 35 mln euro për të bindur Milanin. Portali spanjoll nënvizon se si futbollisti kuqezi është ideali për të zëvendësuar Thomas Partey, që është drejt shitjes në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit