Sot përfundon zyrtarisht sezoni sportiv 2023/24, në prag të hapjes së merkatos së verës.
Ditë lamtumire tek Atletico Madrid, me tre lojtarë të rëndësishëm që nuk do të rinovojnë kontratat me skuadrën e Simeones.
Mes tyre është edhe Mario Hermoso, një mbrojtës i cili u vu në shënjestër të Napolit të Antonio Contes.
Aventura me Colchoneros do të përfundojë për Mario Hermoso, Memphis Depay dhe Gabriel Paulista, të cilëve kontrata me Atletico Madridin e Cholo Simeone po skadon.
Vetë klubi madrilen njoftoi largimin e tyre, duke dashur t’u jepte lamtumirën lojtarëve në këtë mënyrë:
“Mario Hermoso, Memphis Depay dhe Gabriel Paulista do të përballen me një fazë të re profesionale duke filluar nga viti i ardhshëm dhe nuk do të vazhdojnë të veshin ngjyrat bardhekuqe”.
Për mbrojtësin spanjoll, i cili largohet pas pesë sezonesh në të cilat luajti 174 ndeshje zyrtare dhe 10 gola, mbetet i gjallë interesimi i Napolit të Aurelio De Laurentiis, i cili domosdoshmërish duhet të përforcojë mbrojtjen.
Ndërsa priste zhvillimet në frontin e Buongiorno, në fakt, Hermoso mund të përfaqësojë një mundësi të mirë për një transferim me kosto zero për Napoli-n.
Pengesë për momentin duket se është paga, përveç bonusit të nënshkrimit dhe komisioneve që do t’u ndahen menaxherëve.
Klubi napolitan nuk ngutet, por është e qartë se një lojtar si Hermoso (29 vjeç, red.) vështirë se do të mbetet gjatë në merkaton e lojtarëve që mund të merren me kosto zero.