Atletico Madrid stërkëmbësh konkurrencës, në “pole” për të marrë yllin e kombëtares spanjolle

19 Korrik 2024
10:39
Telesport
back button

Dani Olmo është padyshim një nga surprizat e Kampionatit Europian të Spanjës. Lojtari i Leipzig nisi pas Pedrit në hierarki, por pas dëmtimit të lojtarit të Barcelonës ai u vendos si titullar dhe ishte një nga golashënuesit më të mirë të kompeticionit.

Sipas “Bild” ekipi i Atletico Madrid është favorit i madh për të blerë mesfushorin me tipare sulmuese. Klauzola prej 60 milionë eurosh do të skadojë të shtunën, ndaj mbetet të shihet se si do të lëvizin “colchoneros” orët në vijim, duke qenë se gjermanët nuk duken shumë të synuar për të negociuar transferimin e tij.

Ndërkohë që, nuk mungon edhe konkurrenca nga Bayern Munich, Barcelona dhe Manchester City, të cilët janë disi më pas se Atletico. “Kam disa opsione dhe njerëzit që merren me punët e mia e dinë se çfarë dua. Tani është gjithashtu koha për të pushuar dhe për të qenë me familjen”, tha Dani OImo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit