” Atletico? Më bindën ata të dy”, Le Normand: Jam i sigurt për një gjë

14 Gusht 2024
15:55
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi Robin Le Normand, i cili mbërriti tek Atletico Madrid gjatë javëve të fundit, foli në një konferencë shtypi për aventurën e tij të re.  Ai tha për AS:

“Ndihem shumë mirë në stërvitje, po forcohem, trajneri më kërkon të jem i fortë në mbrojtje dhe kjo është ajo që duhet të fokusohemi. Jam i sigurt se rezultatet do të vijnë.

“Skema e Simeones me tre qendërmbrojtës? Është luks të stërvitesh me këtë trajner, ai ishte një legjendë si lojtar dhe si trajner, është vendi më i mirë për të vazhduar përmirësimin në karrierën time. Në nivel taktik po punojmë dhe unë do të përpiqem të jap maksimumin tim”.

Më pas, spanjolli u pyetet nëse dikush në veçanti ishte i rëndësishëm për ta bindur atë të zgjidhte Colchoneros:

“Kam pasur shumë biseda me trajnerin dhe me Antoine Griezmann, që në momentin e parë kam vënë re besimin dhe kjo ndihmoo shumë në vendimin tim.

“Atletico ka qenë gjithmonë një nga skuadrat më të mira mbrojtëse në botë. Ne po punojmë me trajnerin dhe duhet të vazhdojmë në këtë linjë.

“Grupi është shumë i fortë, me cilësi të madhe dhe një trajner që ka treguar aftësitë e tij. Ne duhet të ruajmë qartësinë dhe t’i marrim ndeshje me radhë. Do të shohim dita ditës se ku do të arrijmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit