Atletico merkato në Brazil, i rrëmben Realit sozinë e Viniciusit

1 Nëntor 2019
19:48
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi është në bisedime të avancuara me brazilianin Reinier Jesus Carvalho. Ky i fundit është një nga futbollistët më të mirë të Flamengos. 17-vjeçari ka fituar vëmendjen e shumë klubeve me talentin e tij dhe skuadrat nga Europa kanë kthyer sytë drejt lojtarit.

Një nga ndërmjtësit e Atletico Madridit ka udhëtuar drejt Brazilit për të biseduar me drejtuesit e Flamengos dhe për të bërë një ofertë.

 

Këshilltari i presidentit të Flamengos, Luis Gustavo Nogueira, ka folur në lidhje me lojtarin në fjalë. “Nëse ndonjë klub na pyet ne: ‘A kemi një Vinicius 2?’, është ai. Ne nuk do e lëmë të largohet për më pak se morëm për Viniciusin”, – tha ai. 

Lojtari ka qenë në lupën e shumë ekipeve, ndërsa në verë është refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për të. Real Madridi ka mbajtur një sy hapur drejt lojtarit, por Atletico është treguar më e shpejtë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit