Atletico pranë transferimit të brazilianit 30-milionësh

19 Nëntor 2019
19:12
back button

Atletico Madridi është shumë pranë blerjes së mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga tletico Paranaense. Klubi spanjoll ka fituar ë drejtën të marrë lojtarin deri në vitin 2020 për një shifër 30 milionë euro.

Sipas Yahoo, futbollisti ka refuzuar rinovimin me Paranaense, ai ka një kontratë deri më 2023 dhe një klauzolë 40 milionë euro.

 Avokati i 22-vjeçarit ishte në Madrid një javë më parë duke përpiluar detajet e kontratës së lojtarit.

Interesi për të është i madh, por Atletico ka bërë një punë të mirë duke u vendosur në krye të garës për mesfushorin defensiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit