Atletja gjermane sfidon publikisht Haaland, i lë takim në pistën e… 400 metrave

6 Shtator 2023
9:15
Alfred Lleshi
back button

E lindur në vitin 1998, në një intervistë të fundit, ajo sfidoi Haaland në garën e 400 metrave. Le të mësojmë më shumë për vrapuesen mes stërvitjes dhe hobeve të ndryshme.

Alica Schmidt kundër Erling Haaland
Flokë bjonde dhe shpejtësi e pazakontë. Nëse po mendoni se ky identikit është Erling Haaland, e keni gabim, por nuk keni shkuar shumë larg. Po, sepse në realitet po flasim për Alica Schmidt, një sprintere gjermane e lindur në vitin 1998. Çfarë lidhje ka kjo me Haaland, mund të pyesni. Atletja, ndërsa ishte e zënë në Kupën e Botës së Atletikës në Budapest, ka dhënë një intervistë për portalin norvegjez “Dagbladet”, duke i lëshuar sfidën sulmuesit të Manchester City: “Në 400 metra mendoj se mund ta mposht atë, në 200 metra mund të jetë më e vështirë. Sidoqoftë, do të isha e lumtur ta bëja një garë të tillë. Kur? Nuk e di, duhet ta pyes. Unë jam gati, si gjithmonë. Pra, Haaland, kur të jeni gati, le ta bëjmë garën dhe të shohim se kush është më i shpejti!”
Në pritje për të zbuluar nëse sulmuesi norvegjez do ta pranojë sfidën, le të mësojmë më shumë rreth saj…

Medaljet
Disa medalje në “palmaresin” e saj. Në moshën 18-vjeçare ajo mori pjesë në stafetën 4×400, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian U-20 vjeç më 2017. Më pas një medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Atletikës U-23, në të njëjtin specialitet. Në vitin 2021 mori pjesë në Lojërat Olimpike, por jo si protagoniste, duke qenë rezervë e parë. Më në fund, në Kupën e Botës të Budapestit të këtij viti, Alica dhe ekipi i saj përfunduan në vendin e shtatë.

Yll në rrjetet sociale
Alica Schmidt me 4.5 milionë ndjekës në Instagram është një yll i vërtetë i rrjeteve sociale. Pak kohë më parë ajo u quajt edhe “atletja më e bukur në botë”, një emërtim që sigurisht i pëlqen Alica, nga njëra anë. Megjithatë, ajo do të donte të njihej më shumë për performancën sportive sesa për pamjen. Gjithashtu në vitin 2022, ajo u përfshi nga “Forbes” në listën e personave nën 30 vjec më me ndikim në botë. Këtë herë jo si sportiste, por si ndikuese dhe modele.

Borussia Dortmund
Nëse shkoni pak prapa në kohë, zbuloni se Alica dhe Haaland tashmë e njohin njëri-tjetrin. Në vitin 2020, në fakt, sprinterja u përfshi në stafin e Borussia Dortmundit dhe stërviti lojtarët, duke i përgatitur për shpejtësi. Hummels e sfidoi dhe humbi në 400 metra. Me të mbërritur, ai pranoi se e nënvlerësoi atë. Haaland ndoshta mund të bënte më mirë, pasi shënoi një shpejtësi prej 36.2 km/h vitin e kaluar.

Dietë dhe stërvitje
Stërvitja e Alica bazohet kryesisht në vrapim. Në mëngjes shkon në pistë ku fillon me pak ngrohje, stërvitje me rezistencë dhe strecing, përpara se të fillojë të vrapojë. Pastaj disa grupe sprintesh, vrapime në distancë, etj. Kjo plotësohet me stërvitje shkathtësie si p.sh. pengesa, vrapim dhe ushtrime në dysheme. Gjithçka përfundon me një seancë stërvitore në palestër, ku atletja fokusohet më shumë te këmbët. Përsa i përket të ushqyerit, Alica ndjek një dietë super të pastër, edhe nëse i pëlqen të hajë gjithçka dhe nuk heq dorë nga asgjë. Çfarë nuk mund të mungojë kurrë në rutinën e saj të ushqimit? Pija energjike dhe proteinat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit