Aty sheh të pasqyruar veten; Kroos tallet me statujën e Agueros

14 Maj 2022
8:40
Alfred Lleshi
back button

Toni Kroos është tallur me statujën e re të Sergio Agueros në “Etihad”, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan të vënë në dukje ngjashmërinë e saj me mesfushorin gjerman.

Statuja e Agueros u zbulua të premten, në 10-vjetorin e golit të famshëm të sulmuesit argjentinas për titullin pas 44 vitesh në Premier League, kundër Queens Park Rangers, shënuar në minutën e 94-t.

Fansat nxituan të vinin në dukje se përshkrimi i veprës artistike kishte njëfarë ngjashmërie me Kroos, i cili e ka shprehur habinë e vet në Twitter: Sigurisht?

E instaluar tani në stadiumin “Etihad”, statuja e përhershme e Agueros feston kontributin e tij të jashtëzakonshëm në suksesin e klubit, dhe në veçanti rolin e tij kryesor në atë që ishte padyshim një nga momentet më të mëdha në historinë sportive, për të cilën do të mbahet mend përjetësisht nga Manchester City. Goli i tij i minutës së 94-t ndaj QPR ktheu titullin te “qytetarët” pas 44 vitesh. Trajner asokohe ishte Robeto Mancini.

Duke komentuar statujën e Sergio Agueros pas instalimit të saj në stadiumin Etihad, Kryetari i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak tha: “Kontributi i Sergio Agueros te Manchester City erdhi në një epokë përcaktuese për klubin. Ky kontribut nuk mund të mbivlerësohet. Ai është pa dyshim një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtu.

Kur tifozët tanë mendojnë për Sergio, ata tërhiqen menjëherë nga momenti ikonik i 93:20 dhe goli që i siguroi klubit titullin e parë të Premier League në 44 vite. Siç tregon rekordi prej 260 golash në klubin tonë, trashëgimia dhe ndikimi i tij te Manchester City shkojnë shumë përtej kësaj.

Është me vend që Sergio përjetësohet me një statujë të tijën si shenjë kremtimi dhe nderimi i arritjeve në një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së pasur dhe të gjatë të Manchester City”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit