Australian Open: Dalin rezultatet e testeve, tenistët lënë izolimin

5 Shkurt 2021
9:00
Telesport
back button

Organizatorët e grand slam të Australian Open kanë dhënë lajmin e mirë se të gjithë tenistët pjesëmarrës në këtë turne kanë dalë negativë pas testeve të kryera 48 orë më parë. Pas një rasti pozitiv që u konfirmua dy ditë më parë (u infektua punonjësi i një prej hoteleve ku ishin akomoduar tenistët), të gjithë i izoluan përkohësisht dhe u anulluan eventet.

Në total, 507 persona kanë kryer tamponin dhe të gjithë dolën negativë. “Të gjitha testet që kryem kanë dalë negativë. Ne kryejmë konotrolle të shpeshta dhe gjurmojmë çdo rast apo kontakt dhe do të respektojmë distancimin fizik”, tha Craig Tiley, drejtori i Australian Open.

Ndeshjet e disa turneve që ishin në program këtë mesjavë dhe që u anulluan përkohësisht u rikuperuan, duke ngjeshur kalendarin. Ndërkohë që Australian Open nis më 8 shkurt. Pas lajmit të mirë është hedhur edhe shorti i këtij turneu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit