Australian Open, Djokovic në histori: triumf në finale kundër Tsitsipas

29 Janar 2023
13:16
Denis Hakanaj
back button

Novak Djokovic ka shkruar përsëri historinë tenisit. Serbi ka dominuar në finale kundër Stefanos Tsitsipas dhe ka fituar përsëri Australian open, Grand Slam-in e parë të 2023-shit.

Një triumf për rekord në aspekte të ndryshëm: është fitorja e dhjetë e Nole në Australi, ka kapur Nadal me 22 Grand Slam në karrierë dhe ka marrë vendin e parë në renditjen botërore duke parakaluar spanjollin Carlos Alcaraz. Finalja ka përfunduar pas një beteje prej 3 orësh me rezultatin 6-3, 7-6 (7-4), 7-6 (7-5).

Pavarësisht rezultatit përfundimtar 3-0, finalja mes Djokovic dhe Tsitsipas ka qenë shumë e luftuar dhe ka dhuruar shumë emocione. Fillimi i serbit ka qenë fantastik, me një break në game-in e katërt për të shkuar në 4-1 dhe më pas për ta mbyllur 6-3 në 36 minuta.

Pasi ka dominuar dhe kontrolluar pa probleme etin e parë, në të dytin ka ndryshuar gjithçka me grekun që ka reaguar. Pas një beteje të gjatë ka ardhur tie-break ku ka qenë përsëri Nole që ka fituar (7-4) duke shkuar në 2-0.

Pavarësisht avantazhit të madhe të Djokovic, Tsitsipas nuk është dorëzuar dhe është kundërpërgjigjur. Pas një beteje tjetër seti ka shkuar përsëri në tie-break, por historia nuk ka ndryshuar: Djokovic ka fituar edhe një herë Australian Open.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit