Australian Open/ Eliminohet numri 1, përcaktohen gjysmëfinalet e femrave

17 Shkurt 2021
8:33
Telesport
back button

Në Melburn janë luajtur sot ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale të grand slam-it të Australian Open për femra.

Surprizat sot nuk kanë munguar, siç është eliminimi i tenistes vendase Ashleigh Barty, numri 1 në botë. Ajo u mund 2-1 (1-6, 6-3, 6-2) nga tenistja ruse Karolina Muchova.

Ndeshja nisi mirë për Barty, që fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e tenistes ruse, që avancon në gjysmëfinale.

Përballë Muchova në gjysmëfinale do të jetë tenistja amerikane Jennifer Brady, e cila mundi 2-1 (4-6, 6-2, 6-1) patrioten e saj Jessica Pegula. Kjo e fundit fitoi setin e parë dhe kaq, pasi më tej përvoja e Brady bëri që ajo të përmbysë shifrat.

Gjysmëfinalja tjetër për femra është ajo mes Serena Williams dhe Naomi Osaka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit