Australian Open i mbylli derën të pavaksinuarve, Djokovic në dilemë për të ardhmen

22 Nëntor 2021
10:56
Telesport
back button

Zhgënjimi në turneun e Torinos, ku u zhvilluan “ATP Finals”, ka bërë që tenisti serb Novak Djokovic të reflektojë për të ardhmen. Numri 1 në botë për meshkuj ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në grand slam të Australian Open, turneun e parë të madh të vitit 2022, që nis në janar.

Organizatorët vendosën që tenistët e pavaksinuar nuk do të lejohen të luajnë dhe serbi, i pavaksinuar, është në dilemë. “Nuk kam biseduar ende me organizatorët, ndaj nuk kam marrë ende një vendim nëse do të luaj apo jo. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Novak Djokovic.

Tenisti serb është kampion në fuqi në Australian Open dhe mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe prë organizatorët, pasi do të mungojë edhe Roger Federer. Ai nuk pranon të kryejë vaksinën anti-Covid, ndërkohë që vetë është infektuar verën e vitit 2020, kur organizonte turneun e shtëpisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit