Australian Open | Përmbysje dramatike, Serena Williams e pëson nga Pliskova

23 Janar 2019
9:23
back button

Karolina Pliskova është gjysmë-finaliste në Australian Open, pasi arriti të thyejë Serena Williams në një ndeshje dramatike ku në setin e fundit tenistja amerikane po udhëhiqte 5-1, por në fund u përmbys në shifrat 7-5.

37-vjeçarja amerikane ia doli të fitojë setin e parë në shifrat 6-4, por çekja ia ktheu në të njëjtën monedhë në setin e dytë, po në shifrat 6-4. Në setin e fundit Williams u mund në shifrat 7-5 edhe pse në fillimi kryesoi bindshëm.

Një çerekfinale dramatike, të cilën Williams e mbylli me një dëmtim në kyçin e këmbës, të cilin e pësoi në setin e fundit, por e vijoi ndeshjen pavarësisht dhimbjeve. Gjithsesi, që pas atij momenti amerikania filloi rënien e madhe, edhe pse ishte para në shifrat 5-1 nuk arriti të fitojë më asnjë pikë tjetër për të marrë shërbimet. Ajo bëri tre gabime të dyfishta dhe gabime të tjera që nuk e karakterizojnë, këtë rast e shfrytëzoi çekja dhe arriti të fitojë pikët me radhë.

Tashmë ajo largohet nga Melburn për t’i lënë vendin në gjysmëfinale Pliskovas, e cila do të përballet me japonezen Naomi Osaka.

Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Petra Kvitova, e cila do të përballet me amerikanen Danielle Collins për një vend në finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit