Baba i dashur me vajzën në krah, ja fotografia e parë e Rossit me të bijën

18 Maj 2022
11:20
Telesport
back button

I tërhequr nga sporti në fund të vitit të kaluar, ish-piloti Italian Valentino Rossi po shijon jetën e re familjare. Më 4 mars të këtij viti u bë baba, teksa bashkëshortja e tij Francesca Sofia Novello solli ne jetë vajzën e vogël Giulietta.

Ditët e fundit, ikona e garave të MotoGP është fotografuar në Ibiza, ku po kalon pushimet me familjen e tij. Rossi nuk pëlqen të flaës shumë për jetën private dhe nuk publikon foto me vazjën e vogël.

Me vajzën e vogël në krah, ai është fotografuar në Ibiza, duke qenë edhe fotoja e parë zyrtare e Rossi me të bijën. Një baba i dashur që tashmë ia dedikon më shumë kohën familjes së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit