Babai i Haaland flet për të ardhmen e të birit: Erling është shumë i lumtur te Manchester City

23 Qershor 2025
10:34
Alfred Lleshi
back button

Manchester City rikthehet në fushë. Pas fitores në debutimin në Kupën e Botës për Klube kundër Wydad Casablanca (2-0), skuadra e Guardiolës u përball mbrëmë me Al Ain (fitoi 6-0), që pak ditë më parë u shkatërrua nga Juventusi (5-0).

Erling Haaland ishte në kërkim të golave të parë në këtë turne, e gjeti mbrëmë rrugën e rrjetës me penallti, teksa shënoi golin e tretë të të tijve. Ndeshjen e parë e nisi nga stoli, duke hyrë në lojë në minutën e 60-të në vend të Ryan Cherki. Ndaj Al Ain startoi nga fillimi. Për ta mbështetur ka shkuar edhe babai i tij, Alf-Inge Haaland, i cili këto ditë ndodhet në SHBA.

Ish-futbollisti po përfiton nga rasti për të ndjekur disa nga ndeshjet e këtij turneu të FIFA-s dhe, për mikrofonat e MARCA, e komentoi kështu rrugëtimin e klubit anglez: “Real Madridi dhe Manchester City? Mendoj se janë favoritët për ta fituar këtë turne, Kupën e Botës për Klube. Po shohim ndeshje të bukura, mendoj se ato janë ndër favoritët”.

Më pas, duke folur për të ardhmen e të birit, sqaroi: “Ai (Erling Haaland) është i lumtur. Tani është i fokusuar dhe i përqendruar te Kupa e Botës për Klube. Djali im është shumë i lumtur te Manchester City. Shumë i lumtur”.

Tani fjala i kalon fushës, ku sulmuesi norvegjez, pasi kontribuoi në mposhtjen e Italisë së Spallettit, është gati të rikthehet të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të shënojë gola me shumicë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit