“Babai im mbante dikur të veshur fanellën me nr.5 dhe e pyesja e kujt ishte ajo”

7 Maj 2024
8:36
Telesport
back button

Fanella me numër 5 e Real Madrid, e cila dikur i përkiste një legjende si Zinedine Zidane, më në fund ka gjetur një pronar të ri. Fati kishte rezervuar gjëra të mëdha për Jude Bellingham. “Babai im mbante gjithmonë në shtëpi fanellën e personalizuar të Zidane kur luante me Real Madrid”, thotë mesfushori anglez.

Është qesharake sepse, në një farë kuptimi, rrethi është mbyllur. Ai ma dha atë kur mbërrita këtu gjatë verës. Ai e vishte gjithmonë dhe unë e pyesja: Kush është ky djalë në fanellën tënde? Ai do të thoshte, kur të rritesh, do ta shohim në YouTube. Tani që kam veshur numrin 5, është bërë një histori”, tha Bellingham.

Në ditën e prezantimit të tij, Bellingham e deklaroi veten tifoz i Zidane. “Doja të falënderoja Vallejo që më dha numrin 5. Unë e admiroj shumë Zidane dhe është një numër që më frymëzon. Nuk dua të jem si ai, sepse jam ndryshe, por jam shumë i lumtur që e vesh këtë. Është një nder”, u shpreh Jude Bellingham.

Edhe ish-mesfushorit francez, Zidane, dikur lojtar e trajner i “los blancos”, i bëri përshtypje talenti dhe klasi i 22-vjeçarit. “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën gjëra të pabesueshme. Mund ta imagjinonim se çfarë do të kishte bërë, por ai i tejkaloi të gjitha pritjet”, tha Zidane.

Nuk duhet të harrojmë se është vetëm 22 vjeç. Ai mbërriti me shumë dëshirë dhe po shënon shumë gola. Kjo është ajo që ai po bën, duke e ngritur stekën shumë lart, duke i treguar botës se çfarë është”, tha Zidane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit