Bagnaia dikton garën sprint të zhvilluar në Misano, ngushton diferencën në renditje me Martin

21 Shtator 2024
15:27
Telesport
back button

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot pasdite garën sprint të zhvilluar në pistën e Misano, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Italisë në MotoGP.

Një paraqitje e mirë e kampionit të botës, që arriti të lërë pas rivalët e tij për titull. Në vendin e dytë u klasifikua kryesuesi i botërorit, spanjolli Jorge Martin me ducati Pramac.

Ndërkohë që, podiumi kompletohet edhe me pilotin tjetër italian të Ducati, Enea Bastianini, i treti. Një sukses që rikthen te suksesi Bagnaia, që sot, para fansave të tij, nuk zhgënjeu.

Diferencat mes pilotëve në pistë ishin të vogla, cka konfirmon që ishte një garë e dueluar deri në fund. Në renditjen e përgjithshme, Martin ka 4 pikë avantazh ndaj Bagnaia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit