Piloti italian i Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia, fitoi sot pasdite garën sprint të zhvilluar në pistën e Montmelo, Barcelonë. Një sukses që e mban kampionin e botës në MotoGP ende në garë për titullin kampion bote për pilotë.
Spanjolli Jorge Martin, që sot doli i treti me Ducati Pramac, tashmë ka 19 pikë avantazh ndaj Bagnaia në renditjen e përgjithshme. Gjithcka do të vendoset të dielën pasdite, në garën e fundit sezonale.
Bagnaia, që e nisi garën e sotme sprint nga “pole position”, e dominoi atë, duke e merituar fitoren. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Enea Bastianini, që e ndihmoi atë të ngushtojë diferencën me Martin.
Të dielën pritet një sfidë e fortë mes Martin dhe Bagnaia, në atë që konsiderohet si “gara e solidaritetit”. Kjo garë duhej të ishte zhvilluar në Valencia, por par shkak të përmbytjeve u spostua në Barcelonë.